Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

FOTO/ Khloe Kardashian dështon me fotoshopin, fansat e nxjerrin zbuluar yllin televiziv

FOTO/ Khloe Kardashian dështon me fotoshopin, fansat e nxjerrin zbuluar yllin televiziv

09:41, 05/10/2022
A+ Aa A-

Një ditë tjetër, një tjetër photoshop i Kardashian që dështon.

Khloé Kardashian ka tërhequr vëmendjen e fansave me foton e saj të fundit (të cilën tshmë eka fshirë) pasi dyshohet se ka përdorur fotoshop. U vure se beli i saj dukej më i hollë se zakonisht.

Mund të shihet qartë se fotografia e cila është bërë në dhomën e hotelit gjatë Javës së Modës në Paris ishte edituar sepse muret rreth trupit të themelueses së  “Good American” ishin shtrembëruar. Për më tepër, krahu dhe shpatulla e saj dukeshin në disproporcion me pjesën tjetër të trupit.

Image

Por situata mori një kthesë të çuditshme kur Kardashian mohoi të kishte postuar ndonjëherë foton pasi ajo u bë virale në Twitter.

“Nuk e kam postuar asnjëherë këtë foto. Ndoshta glam-i im bëri, por unë nuk e bëra. Gjithashtu dua të them…. Linjat e përkulura në pjesën e pasme lol ju lutem” , shkroi ajo në Twitter të martën mbrëma.

Kjo nuk është hera e parë që Kardashian – ose anëtarë të tjerë të familjes së saj të famshme, janë kapur duke fotoshopuar fotot e tyre.

Në pranverën e vitit 2021, ekipi i Kardashian, fshinë nga interneti një imazh të pandryshuar të yllit, pasi ishte shpërndarë pa miratimin e saj.

Image

Imazhi tregonte yllin e realitetit duke pozuar pranë pishinës me bikini leopardi. Fotoja ishte origjinale dhe i mungonin modifikimet dhe përmirësimet që njerëzit ishin mësuar të shihnin në rrjetet e saj sociale.

Ndërsa ekipi i Kardashian e quajti imazhin viral “të bukur”, ata gjithashtu thanë se ishte i paautorizuar dhe kërcënuan me veprime ligjore kundër njerëzve që e postuan atë.

Jo vetëm që  Khloe është akuzuar për fotoshop të trupit të saj, por në prill, ajo pranoi se kishte edituar dhe vajzën e saj 5-vjeçare, True.

Në foto, ajo fotoshopoi vajzën e saj në fotot e vjetra të Disneyland me vajzën e Kim Kardashian, Chicago, pasi një video u bë virale ku tregonte mospërputhjet brenda imazheve.

Megjithatë, Kim më vonë zbuloi se ajo ishte organizatorja e ‘planit’ pasi fotografia origjinale shfaqte vajzën e Kylie Jenner, Stormi, e cila themeluesja e  “Kylie Cosmetics” nuk donte të postohej në internet në atë kohë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco