'Të qënurit baba nuk më ka penguar për punën që bëj'/ Rrëfehet DJ Sardi

'Të qënurit baba nuk më ka penguar për punën që bëj'/ Rrëfehet DJ Sardi

08:56, 05/10/2022
A+ Aa A-

Disa muaj më parë Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë duke mirëpritur në jetë djalin e tyre Zais Denzel Shehu.

Artisti ka folur sëë fundi në lidhje me jetë ne tij profesionale dhe atë personale. Sardi ka rrëfyer se të qënurit baba nuk e ka penguar atë aspak në punën e tij si Dj, madje artisti theksoi se gruaja e tij është një mbështetje e madhe pasi kujdeset për djalin e tyre dhe ështënjë suportuese e madhe.

“Të qënit baba nuk më ka penguar të tërhiqem nga jeta e natës pasi është mami i Zais, Jonisa që më mbështet dhe ka marrë sakrificën të kujdeset për të gjatë kohës që unë punoj. E falenderoj shumë sepse më ka shtyrë më shumë në rrugëtimin tim me suportin e saj që të jem pjesë e koncerteve apo eventeve të rëndësishëm sa i përket karrierës sime”- tha Shehu për “Ditë pas dite”.

Gjithashtu Sardi zbuloi dhe domethënien e emrit të djalit të tij Zais:

“Kishim disa emra në fakt por Zais na e sygjeroi shoqja e ngushtë e mamasë dhe Denzel e zgjodhi Alesio i cili donte të ishte edhe “nuni” i tij. Na pëlqenin të dy dhe nuk i ndanim dot, kështuqë zgjodhëm ti mbante të dy. Ai mund të zgjedhi kë të dojë pastaj. Njërin mund ta mbajë si emër artistik. Zais po më pa mua nuk do të shkojë tek askush tjetër, kemi një lidhje shumë speciale”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco