U ndanë pas 14 vitesh, këngëtarja shqiptare rrëfen raportin me ish-burrin: Shoku im më i mirë

U ndanë pas 14 vitesh, këngëtarja shqiptare rrëfen raportin me ish-burrin: Shoku im më i mirë

20:53, 03/10/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur, Mimoza Selimi, e cila jeton prej vitesh në Zvicër, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur dhe për marrëdhënien me ish burrin e saj me të cilin u nda pas 14 vitesh sç bashku. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo e cilësoi ish partnerin si shokun e saj më të mirë.

“Ishte dhe mbetet shoku im më i mirë.”, tha Mimoza duke shtuar: “Përpara se të vija në studio ishim bashkë. Kam pasur fat. Ne kemi qenë një nga çiftet e rralla shqiptare që kemi pasur një marrëdhënie miqësie, besimi. Kur njerëzit janë mendje hapur, gjejnë gjithmonë një zgjidhje me shumë qytetari.

Pa i bërë keq njëri-tjetrit dhe për të ruajtur gjërat e bukura sepse kemi qenë jo pak, por 14 vite bashkë. Ne flasim në telefon, bisedojmë për gjëra, tregojmë dhe ndihem me shumë fat sepse duhet të jenë të dy që ta kenë të njëjtin mendim për t’i pranuar gjërat që kur vjen një moment dhe mbaron.

Mbaron por e rëndësishme është të ruash respektin dhe për fat, ne e kemi.”, tha ajo.

Image

Image

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco