E përmendi në këngën dhe foton me Era Istrefin, ish e dashura 'falenderon' Don Xhonin

E përmendi në këngën dhe foton me Era Istrefin, ish e dashura 'falenderon' Don Xhonin

19:25, 01/10/2022
A+ Aa A-

Megjithëse ka deklaruar disa herë që historia me Don Xhonin është mbyllur, ish-partnerja e tij Ariana Lirey, vijon të flasë rreth reperit.

Së fundmi ajo është ngacmuar nga fansat në ‘Instagram’ në lidhje me këngën e re të Don Xhonit, e cila u publikua vetëm dy ditë më parë. Ajo që tërhoqi vëmendje është fragmenti i reperit i cili shprehet, “E bukur është si ruse”. Këtë fragment Don Xhoni e kishte publikuar edhe më herë në profilin e tij, krah një fotoje me Era Istrefin.

Image

Dhe nuk kishte si të mos mungonte një reagim nga modelja. E pyetur nga një ndjekës, ajo nuk la pa thumbuar hapur reperin.

“Doni Xhoni ju dedikoi një pjesë në këngën e re, a e dëgjuat?”, ka qenë pyetja së cilës Ariana iu përgjigj: “Faleminderit që nuk më harron, shumë mirë”.

Image

Së fundmi reperi u përfol për një romancë me aktoren e filmave për të rritur Alby Rydes, pas flirtimeve në rrjetet sociale

Ariana dhe Don Xhoni bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-miss Serbia, Tia Alkerdi. Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni, lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”.

Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi, i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër, modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë.

Disa ditë më vonë, ishi i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘story’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëritjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve, kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë, por ‘maska e djalit të mirë’ do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”, shkroi Ariana.

Ariana Lirey deklaroi në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj se po mendon të vazhdojë jetën e saj pa Don Xhonin dhe se ndarjen me të nuk e ka kaluar lehtë. Ajo rrëfeu se tashmë nuk mund të dashurojë më dikë, ndërsa shtoi se nuk ka plane për martesë apo lidhje, por do të dëshironte të kishte një fëmijë. “A beson në dashuri? Do të doje të martoheshe?”, e pyeti ndjekësi. “Ekziston dashuria 100%. Kam dashuruar dhe është një ndjenjë e mrekullueshme. Por unë jam bërë për këtë. Kam humbur aftësinë për të dashuruar dikë. Nuk kam nevojë për një bashkëshort, nuk kam nevojë për një lidhje. Plani im i vetëm është të kem një fëmijë”, shkroi modelja krahas një fotoje të këmbëve të një fëmije.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco