Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid kapen mat teksa dalin nga hoteli në Paris

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid kapen mat teksa dalin nga hoteli në Paris

14:35, 01/10/2022
A+ Aa A-

Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid kanë nisur një romancë së bashku.

Duket se çifti ka vendosur ta mbajë këtë lidhje private, por vështirë se mund t’ja dalë. Gigi Hadid dhe Leonard DiCaprio u panë të dy duke u larguar nga hoteli luksoz Hotel Le Royal Monceau në Paris të enjten mes thashethemeve se janë në një lidhje.

Image

Modelja, 27 vjeçe, e cila ndodhet në Paris për Javën e Modës, mbërriti në hotelin në orën 22:00 para se Leo, 47 vjeç, të shihej duke u  larguar në orët e para.

Burimet kanë treguar për “Us Weekly” se fituesi i  ‘Oscar’ e ka ‘pëlqyer gjithmonë’ modelen.

“Ai mendon se ajo është e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm,  e cila ka një qasje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën,” shtoi burimi i brendshëm.

Image

Aktori i filmit ‘Titanic’ dhe 27 vjeçarja “kanë shumë miq të përbashkët”, theksoi burimi, duke vënë në dukje se ‘të gjithë janë shumë të lumtur’ që i shohin bashkë, edhe pse shumë prej tyre nuk e prisnin.

Ndërsa ai vazhdon tashmë romancën, burimet tregojnë se 47- vjeçari është i vetëdijshëm se fansat e kanë vënë re tendencën e tij për t’u lidhur me modele të reja – shumë prej të cilave janë 25 vjeç e poshtë.

“Leo luan më këtë pjesë, por nuk mund të mohohet fakti se ai e ka një tip, ose deri tani”, shpjegon burimi, duke iu referuar faktit se Hadid është mbi moshën e vajzave me të cilat aktori krijon një marrëdhënie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco