Flirt me aktoren e filmave porno, por Don Xhon gjen dashurinë te një tjetër vajzë e huaj

Flirt me aktoren e filmave porno, por Don Xhon gjen dashurinë te një tjetër vajzë e huaj

11:34, 01/10/2022
A+ Aa A-

Pas disa muajsh nga ndarja e bujshme me modelen ruse, Don Xhon duket se ka gjetur dashurinë.

Ditët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajmet për një flirt mes tij dhe aktores për filmat e të rriturve, Alby Rydes. Dyshja kanë filluar të ndiqen në rrjetet sociale, por jo vetëm kaq. Dje, Don Xhoni publikoi një foto me Era Istrefin në “Instastory” dhe mbishkrimi i tij ishte: “E bukur është si ruse”. Vëmendja u përqendrua te ky koment i Don Xhonit nisur nga fakti se ai ka pasur një romancë të shumëkomentuar me modelen ruse, Ariana Lirey. Por duket se me Ariana është vetëm një flirt, pasi Don Xhon ka gjetur dashurinë në krahët e një tjetër vajze të huaj.

Image

Një story e publikuar nga Don Xhoni ka nxitur dyshimet se reperi mund të ketë nisur një romancë të re.

Ai publikoi në profilin e tij një video të shkurtër, ku duken një buqetë me trëndafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke i bërë të gjithë kuriozë se cilës vajzë do t’ia dhurojë reperi këto dhe duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij. Ai e shoqëroi videon vetëm me një emoji, pa dhënë asnjë detaj më tepër. Ndarja e reperit dhe e modeles ruse bëri bujë në media, sidomos pas deklaratave të kësaj të fundit. Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”.

Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi, i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër, modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘story’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco