FOTO/ Vajza e Guardiolës harron Dele Alin, gjen dashurinë e re

FOTO/ Vajza e Guardiolës harron Dele Alin, gjen dashurinë e re

18:12, 30/09/2022
A+ Aa A-

Historia e saj me Dele Alin bëri shumë bujë në Angli, duke qenë se për disa vite ajo ishte mbajtur e fshehtë në një mënyrë perfekte dhe të gjithë vëmendjen në familje vazhdonte ta kishte babai i saj, Pep Guardiola.

Por Maria Guardiola gjithsesi ka ditur që të fitojë famën e saj me kalimin e kohës, ndonëse bumin e pati pas ndarjes nga ish-mesfushori i Totenhemit.

Ndonëse Pep nuk është shprehur kurrë për historinë e vajzës së tij, spanjollja duket se ka nisur një romancë të re dashurie, duke parë postimin e bërë së fundmi.

Vera për të vazhdon ende, ndonëse në ishullin britanik temperaturat janë dimërore.

Por më shumë sesa dielli që poston, fotoja që vuri të gjithë gazetarët dhe paparacët në lëvizje ishte dora e një mashkulli pranë saj, që shumë shpejt pritet të ketë edhe një emër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco