Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Vjehrra 'ul hundën' para nuses? Victoria Beckham hedh hapin e rëndësishëm në lidhje me Nicola Peltz

Vjehrra 'ul hundën' para nuses? Victoria Beckham hedh hapin e rëndësishëm në lidhje me Nicola Peltz

14:55, 30/09/2022
A+ Aa A-

Mosmarrëveshjet midis vjehrrës dhe nuses së famshme duket se janë drejt rregullimit. Po flasim për Victoria Beckham dhe Nicola Peltz të cilat prej kohësh nuk flasin me njëra-tjetrën.

Hapin e parë në këtë pajtim e ka bërë stilistja e njohur duke e ftuar çiftin në shfaqjen e saj në Javën e Modës në Paris.

Victoria do të mbaj shfaqjen e saj të parë në Javën e Modës në kryeqytetin francez dhe dëshiron të ketë Brooklyn dhe Nicola të jenë pranë saj.

Kjo do të jetë hera e parë pas shumë kohësh që familja e ish-futbollistit të famshëm, David Beckham do të shfaqet bashkë në publik. Nëse Brooklyn dhe Nicola e pranojnë ftesën, me plotë gojë mund të themi se ky do të jetë hapi i parë drejt bashkimit të familjes së madhe.

E gjithë “drama” familjare nisi në dasmën e djalit të çiftit Beckham, Brooklyn. Victoria thuhet se ishte zotuar të stilonte fustanin e nusërisë së modeles, mirëpo nusja në fund zgjodhi një fustan “Versace” dhe përmendi mungesën e komunikimit nga Victoria si arsyen e vendimit të saj.

Victoria dhe David thuhet se janë të shkatërruar nga mungesa e Brooklynit dhe vëllezërit e tij gjithashtu kanë mbetur të lënduar nga kjo dramë.

Image

Brooklyn, e bëri të qartë pozicionin e tij në mes të grindjes familjare, duke i thënë se Nicola është ‘përparësia e tij numër një’ dhe se ata ‘e kanë 100 për qind mbështetjen e njëri-tjetrit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco