Monica Bellucci feston sot 58-vjetorin, konsiderohet ikonë e kinematografisë evropiane

Monica Bellucci feston sot 58-vjetorin, konsiderohet ikonë e kinematografisë evropiane

12:15, 30/09/2022
A+ Aa A-

Emri i vërtetë i saj është Monica Anna Maria Bellucci. Ajo konsiderohet si njëra nga ikonat e kinematografisë europiane dhe një ndër gratë më seksi në botë.

Është e vështirë të imagjinohet, por në fillim Monica nuk donte të bëhej aktore, ajo donte të bëhej avokate. Bellucci e filloi karrierën e saj si modele, në moshën 13-vjeçare, duke punuar për Dolce & Gabbana dhe Dior.

Ndërsa karriera filmike e Bellucci-t nisi në fillim të viteve ’90, ku u bë e njohur kryesisht më pas me personazhin e saj, në filmin “Malena”.

Që atëherë ajo ka luajtur në shumë filma evropianë dhe të Hollivudit. Në moshën 50-vjeçare arriti të ishte pjesë e serialit “James Bond”. Për shumë adhurues të saj, Monica Bellucci, mbetet mishërimi i bukurisë dhe feminitetit të vërtetë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco