Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Pas ndarjes nga Pique, Shakira drejt ribashkimit me ish-partnerin e saj, ja çfarë tregojnë burimet

Pas ndarjes nga Pique, Shakira drejt ribashkimit me ish-partnerin e saj, ja çfarë tregojnë burimet

10:46, 30/09/2022
A+ Aa A-

Ndërkohë që Gerard Piqué vazhdon jetën e tij me partneren e re pas ndarjes nga Shakira , këngëtarja kolumbiane mund të ndjekë gjurmët e futbollistit dhe, megjithëse nuk është konfirmuar, thuhet se ajo së shpejti mund të takohet me ish të dashurin e saj Antonio de la Rúa .

Image

Shakira kishte një lidhje prej më shumë se 11 vitesh me De la Ruan, me të cilin u nda para se të fillonte romacën me Gerard Pique. Pak javë më parë dhe pas një martese të gjatë dhe me dy fëmijë, këngëtarja dhe futbollisti u dhanë fund lidhjes.

Pique nuk vonoi shumë për të gjetur një partnere, madje thuhet se ai tashmë ishte në lidhje me Clara Chia Marti kur ai ende nuk ishte ndarë nga Shakira. Dhe megjithëse ylli i Amerikës së Jugut po mendon vetëm për shërimin e plagëve dhe fëmijët, një ribashikim me De la Rua mund të ndodh.

Image

Shakira dhe De la Rua kanë rënë dakord të takohen në Miami

Karina Lavícoli, nga programi televiziv argjentinas ” Socios del Espectáculo “, siguroi se djali i ish-presidentit Fernando de la Rúa dhe Shakira tashmë kanë pasur kontakte përmes telefonit dhe se Antonio është i gatshëm të ndihmojë kolumbianen në gjithçka që ajo ka nevojë, madje ata kanë rënë dakord të takoheshin në Miami.

“Jam në gjendje të them se Shakira dhe Antonio de la Rúa kanë rifilluar kontaktet përmes telefonatave dhe takimeve të planifikuara për më vonë, sepse ajo po kalon një kohë shumë të vështirë. Kjo është një bombë !”, tha prezantuesja.

Shakira dhe De la Rúa kishin një lidhje prej më shumë se 11 vitesh, madje kolumbiani i kushtoi këngë, si ” Día de enero ” dhe të tjera. Disa javë pas lajmit për ndarjen e Piques me Shakirën, argjentinasi ka qenë në kontakt me ish të dashurën e tij dhe tani ata janë afër ribashkimit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco