A je xheloze? Ja si përgjigjet Alketa Vejsiu: Gjithmonë jam përpjekur të…

A je xheloze? Ja si përgjigjet Alketa Vejsiu: Gjithmonë jam përpjekur të…

09:34, 30/09/2022
A+ Aa A-

Alketa Vejsiu është tashmë prej vitesh një ndër moderatoret më të dashura dhe të sukseshme në ekranin shqiptar.

Ajo shpesh herë realizon ‘ask me questions’ me ndjekësit e saj ku i dretojnë pyetje nga më të ndryshmet dhe moderatorja nuk ngurron t’ju përgjigjet aspak.

Së fundmi një ndjekës e ka pyetur prezantuesen nëse është ‘xheloze’. Alketa u shpreh se pa xhelozinë nuk ka as dashuri.

Ajo theksoi se në jetë nuk ka qenë asnjëherë xheloze për dikë dhe gjithmonë është përpjekur të mësojë nga të tjerët.

“Dashuria është përkatësi. Pa xhelozi ska dashuri. Raportet ndërtohen megjithatë mbi lirinë e tjetrit deri aty ku e jotja nuk cënohet. Në jetë pataj skam qenë kurrë xheloze për askënd që ka qenë mëshumë apo më mirë se unë. Kam marrë shembull e kam admiruar, kam dashur të mësoj prej modelit! Asnjëherë ziliqare, asnjëherë. Ska më keq se xhelozia. E gryen atë që ka. Por është ndjenjë edhe ajo, njerëzore!”– u përgjigj prezantuesja.

Image

Kujtojmë se si asnjëherë më parë një ndjekës e ka pyetur moderatoren në lidhje me miqësinë e saj me Arbana Osmanin. Teksa nuk ka hezituar të përgjigjet, Alketa është shprehur se nuk ekziston një shoqëri midis tyre.

“Miqësi nuk kam, por kam një histori të vjetër kolegesh se kemi punuar në të njëjtën radio, përfaqësojmë të njëjtën gjeneratë. Në distancë respektohem me të gjithë kolegët, sidomos kur janë vajza,”–është shprehur Vejsiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco