Çfarë mendimi ka për Arbana Osmanin dhe Bora Zemanin? Alketa Vjesiu flet hapur për raportet me ‘rivalet’ e saj

Çfarë mendimi ka për Arbana Osmanin dhe Bora Zemanin? Alketa Vjesiu flet hapur për raportet me ‘rivalet’ e saj

16:38, 29/09/2022
A+ Aa A-

Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani i kemi parë prej vitesh në ekranet shqiptare dhe dy moderatoret janë përfolur jo pak për raportin mes tyre.

Megjithëse Alketa dhe Arbana e kanë nisur karrierën e tyre së bashku në “Top Albania Radio”, prej vitesh ato punojnë në televizione të ndryshme, respektivisht në “Tv Klan” dhe “Top Channel” dhe rivaliteti mes tyre duket i pashmangshëm.

Por si janë sot raportet mes dy moderatoreve të njohura në aspektin personal? Vetë Akleta Vejsiu ka folur në lidhje me këtë në një bisedë virtuale që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram.

“Miqësi nuk kam por kam një histori të vjetër kolegesh sepse kemi punuar në të njejtën radio përfaqësojmë të njetën gjeneratë dhe në distancë unë respektohem me të gjitë kolegët sidomos kur janë vajza dhe në një mjedis kaq të vështirë siç është industria e medias ia dalin me sukses”- u shpreh Alketa në lidhje me Arbana Osmanin.

Image

Një tjetër moderatore e njohur shqiptare, e përfolur shumë muajt e fundit, është edhe Bora Zemani. E pyetur nga ndjekësit e saj se çfarë mendimi ka për Borën, gjithashtu moderatore në “Top Channel”, Alketa tha: “Me borën që bie më pëlqen më shumë deti dhe dielli. Me Bora Zemanin shëklqyeshëm gjithmonë marrëdhëniet e kam pëlqyer gjithmonë”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco