Të kesh partnerin regjisor: Këtë sezon Arbanën do ta shohim edhe pjesë të kinemasë

Të kesh partnerin regjisor: Këtë sezon Arbanën do ta shohim edhe pjesë të kinemasë

13:53, 29/09/2022
A+ Aa A-

Këtë sezon të ri televiziv përgatituni ta shikoni Arbana Osmanin në një profil ndryshe nga se jeni mësuar.

Ndërkohë që pret të fillojë “Big Brother Vip 2” në dhjetor, moderatorja ka zgjedhur t’i futet aktrimit. Pse jo, në një kohë kur partneri i saj është regjisor.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Arbana me anë të një postimi në Instagram, ku tregon se do të marrë pjesë në filmin “Sofia.”

Moderastorja ka ndarë disa sekuenca nga xhirimet e filmit ku regjisor është Eduart Grishaj, partneri i saj.

“Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…kinema"-shkruan krahas postimit Osmani.

Kujtojmë që kjo eksperiencë e re e Arbanës vjen pasi u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji. Më 1 shtator Arbana lajmëroi se është bërë nënë e një vajze duke ndarë foton e parë me Zoin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco