Michelle Pfeiffer dhe Snoop Dogg kryesojnë homazhet për reperin Gangsta's Paradise

Michelle Pfeiffer dhe Snoop Dogg kryesojnë homazhet për reperin Gangsta's Paradise

11:50, 29/09/2022
A+ Aa A-

Yjet, duke përfshirë Michelle Pfeiffer dhe Snoop Dogg, i kanë bërë homazhe reperit amerikan Coolio, i cili ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare.

Ai u gjet pa ndenja në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku të tij në LA, tha menaxheri i tij Jarez Posey për mediat amerikane.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për këngën e vitit 1995 Gangsta's Paradise, e cila ishta kolona zanore e filmit Dangerous Minds.

Pfeiffer, e cila kishte rol kryesor në këtë film, tha se ishte "zemërthyer" nga lajmi.

Shkaku i saktë i vdekjes së tij të mërkurën nuk është zbuluar ende.

Megjithatë, Posey i tha TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.

Pfeiffer tha se ajo mendonte se kënga e Coolio ishte "arsyeja pse filmi ynë pa kaq shumë sukses" dhe se ajo ende merr "të dridhura" sa herë që e dëgjon.

“Zemërthyer kur dëgjova për ndarjen nga jeta të artistit të talentuar Coolio”, ka shkruar ajo në Instagram, duke shpërndarë një klip nga videoklipi i famshëm, i cili e sheh atë të ulur përballë tavolinës nga Coolio teksa ai bën rep.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco