Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos i jep fund dhe martesës së saj të dytë

Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos i jep fund dhe martesës së saj të dytë

11:28, 29/09/2022
A+ Aa A-

Mackenzie Scott është një nga gratë më të pasura dhe më të fuqishme në planet dhe është shumë e njohur dhe punën e saj filantropiste.

Por me sa duket 'problemet e saj të zemrës' nuk po  i shkojnë siç duhet.

Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos ka bërë kërkesë për divorc dhe nga bashkëshorti i saj i dytë.

Scott, e cila grumbulloi pasurinë e saj gjatë martesës me themeluesin e Amazon, Jeff Bezos që përfundoi në vitin 2019, bëri kërkesë për divorc në Gjykatën e Lartë të King County të Uashingtonit.

 Ajo dhe bashkëshorti i saj i dytë, ish profesori i shkencës Dan Jewett , u martuan në vitin 2021.

Nuk ka mosmarrëveshje për ndarjen e pasurisë në divorcin e tyre, pasi kjo tashmë është rënë dakord në një marrëveshje paramartesore.

“Ne po i kërkojmë gjykatës të zgjidhë këtë martesë”, thuhet në kërkesën e divorcit, sipas New York Times. 

Jewett, i cili jepte mësim në shkollën prestigjioze që ndoqën fëmijët e Scott dhe Bezos, zbuloi për herë të parë martesën e tyre vitin e kaluar.

'Një rastësi e lumtur. Jam martuar me një nga njerëzit më bujarë dhe më të sjellshëm që njoh” shkroi ai në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Që nga divorci i saj nga Bezos, ajo ka dhënë më shumë se 12 miliardë dollarë për bamirësi,  përfshirë donacionet për Planned Parenthood, Habitat for Humanity dhe organizatat e refugjatëve ukrainas.

Scott është në krye të listës së filantropëve më bujarë në botë dhe ishte gruaja e parë e themeluesit të Amazon  me të cilin ishte e martuar për 25 vite.

ImageDan Jewett dhe Mackenzie Scott

ImageMackenzie Scott dhe ish-bashkëshorti i saj Jeff Bezos

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco