Të ndarë apo të bashkuar? Stresi ende e quan Keisin grua

Të ndarë apo të bashkuar? Stresi ende e quan Keisin grua

16:37, 26/09/2022
A+ Aa A-

Të ndarë apo të bashkuar, kjo nuk është ende e qartë, megjithatë ajo që dihet është që Stresi ende e quan Keisin “grua” dhe dyshja janë ende të martuar.

Çifti është përfolur jo pak në mediat rozë për raportin e tyre, shpesh për ndarje dhe herë herë për ribashkim, dhe me postimet e tyre në rrjetet sociale ata ia dalin gjithmonë të jenë në qendë të vëmendjes.

Çfarë ka ndodhur së fundmi?

Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka ripostuar në InstaStory një fotot të Keisit. Ajo e kishte publikuar foton në llogarinë e saj personale, duke e shoqëruar me këngën e Stresit “M’ke harru.” Ajo që mori gjithashtu vëmendje përveç faktit se Stresi e ripostoi, është edhe mbishkrimi që ai ka vendosur krahas fotos. “Eh moj grua u rrite”, shkruan Stresi krahas fotos së Keisit.

Image

Vetëm pak javë më parë, Stresi hodhi një thumb të dretpërdrejtë drejt Keisit. Në një intervistë në Instagram, një ndjekës e pyeti Stresin: “A ka goca të mira a s’ka më?”

Përgjigja e reperit ishte e shkurtër, megjithatë la vend për interpretim. Mes të tjerash në përgjigjen e tij, Stresi shkruan se “është mësuar me mendjelehta”, duke ndezur dyshime se ky ‘thumb’ i drejtohet ish-partneres së tij Keisit.

“Normal që ka por nuk i sheh dot do punë puna për goca të mira se ne jemi mësuar me këto mendjelehtat”- shkruhet në përgjigjen e plotë të Stresit, i cili i ka fshirë më pas ‘story-t’

Pas dyshimeve se dyshja janë ribashkuar, Stresi thumboi përsëri ish-in e tij gjatë një interviste (KLIKO).

Kujtojmë gjithashtu se në një inetvistë të dhënë më herët, Keisi ka shprehur se ajo dhe Stresi nuk janë divorcuar ende për shkak të angazhimeve të tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco