Martesa e Arminës me Shkëlzenin, Berisha hap dasmën: Ju uroj nga zemra për kurorëzimin e dashurisë

20:51, 25/09/2022
A+ Aa A-

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka kurorëzuar sot dashurinë e tij 10-vjeçare me blogeren Armina Mevlani.

Në ceremoninë e martesës, e cila po zhvillohet në një lokal në zonën e Shijakut, janë të ftuar rreth 300 persona, miq e të afërm të çiftit.

Siç është traditë, babai i dhëndrit merr fjalën gjatë ceremonisë për të shprehur gëzimin dhe urimet e tij për çiftin.

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se dasmat nuk duan fjalime të gjata, ndaj i ka uruar shkurt, Arminën dhe Shkëlzenin.

Të dashur Armina dhe Shkëlzen! Dasmat, fjalime nuk duan ndaj dhe unë shkurt dua të them vetëm dy fjalë. Uroj nga zemra Arminën dhe Shkëlzenin, të cilët kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeçare, sonte në këtë ceremoni, në këtë dasmë, me miqtë dhe të afërmit e tyre”-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco