'Donte të më puthte në buzë'/ Moderatorja tregon momentin e sikletshëm me të ftuarën

'Donte të më puthte në buzë'/ Moderatorja tregon momentin e sikletshëm me të ftuarën

22:56, 24/09/2022
A+ Aa A-

Moderatorja Ester Bylyku, ka zbuluar një nga momentet më të sikletshme gjatë emisionit të saj “Glamour Zone”.

Në rubrikën ‘Pyetje Hot’, ajo i ka dhënë mundësinë të ftuarës t'i bëjë një pyetje, te cilës duhej patjetër t'i përgjigjej.

E ftuara e ka pyetur se cila ka qenë kërkesa më e çuditshme që i ka bërë një e ftuar.

Ester u shpreh se një e ftuar ka tentuar ta puthë në buzë me zor.

“Ka nga ato raste që ka të ftuara që nuk duan të bëjnë show, ka dhe nga ata që duan të bëjnë shumë show. Ka qenë një rast me dikë që ka qenë e ftuar në emision (vajzë) dhe më kërkoi të bëjmë show.

I thashë pa merak do të bëj pyetje të bukura. Në rregull tha, po unë kam një mendim më të mirë tha, do të të puth në buzë. I thashë jo dhe nuk e kam menduar,”-u shpreh Ester Bylyku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco