Lajmi i fundit

Forza Italia dënon sulmin ndaj Berishës: I papranueshëm, të hetohen lidhjet e autorit

Uanda Nara tregon arsyen e ndarjes me Mario Icardin

Uanda Nara tregon arsyen e ndarjes me Mario Icardin

14:11, 24/09/2022
A+ Aa A-

Wanda Nara mori vendimin për t’u ndarë, teksa Mauro Icardi nuk e donte këtë.

“E bëra për shëndetin tim mendor”, ka shpjeguar agjentja e futbollistit që sapo është zhvendosur në Turqi me gjithë familjen.

Njoftimi zyrtar i lamtumirës u bë përmes rrjeteve sociale si një rrufe në qiell pas disa muajsh mohimi të vazhdueshëm nga personat e përfshirë drejtpërdrejt.

“Më dhemb, por duhej ta bëja për shëndetin tim mendor. Më duhej të isha egoiste dhe zgjodha veten”, ka shpjeguar ajo në një video.

Në TV, avokatja e Wanda Nara, Ana Rosenfeld shpjegoi:

“Ndarja nuk ndodhi me marrëveshje të përbashkët. Wanda është e trishtuar dhe e lënduar, por ajo e vendosi “. Avokatja shtoi se ajo beson atë që klientja e saj shkruan në rrjetet sociale. “U largova me dëshirën për të qëndruar. Po, dhemb! Duhej ta bëja, për shëndetin tim mendor. Më duhej të isha egoiste dhe zgjodha veten. Mendo për mua”, shton ish-gruaja e Mauro Icardit në një video sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco