Nuk e mban veten për romantik, por Dj PM sapo i bëri Sarah Berishës dedikimin më të bukur për ditëlindje

Nuk e mban veten për romantik, por Dj PM sapo i bëri Sarah Berishës dedikimin më të bukur për ditëlindje

14:08, 24/09/2022
A+ Aa A-

Blogerja Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku.

Dyshja u njohën brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe pas përfundimit të spektaklit, ata e vazhduan ende romancën e tyre, ku duken se gjërat tashmë po shkojnë për bukuri.

Ditën e sotme, Berisha feston ditëlindjen, ku nuk ka munguar një dedikim i ëmbël nga partneri i saj.

Ndonëse u “justifikuar” duke thënë se nuk është romantik, Dj PM i ka shprehu fjalët më të bukura blogeres në këtë ditë të veçantë.

“Në Romë kam qenë, po romantik s’jam hiç. Nuk e di cfarë të shkruaj, veç “Urime ditëlindja zemra ime e mirë”. T’i uroj krejt t’mirat e botës e ishalla sukseset nuk të ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”- shkruan Dj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco