Nga avionët privatë tek metroja, çifti hollivudian fotografohet duke përdorur transportin publik

Nga avionët privatë tek metroja, çifti hollivudian fotografohet duke përdorur transportin publik

13:35, 24/09/2022
A+ Aa A-

Nuk kishte si të kalonte pa marrë vëmendje momenti kur George Clooney dhe Amal Alamuddin u panë në stacionin e metrosë në New York.

Çifti i famshëm i hollivudit udhëtoi nga nga Nju Yorku në Washington duke përdorur si rrallëherë transportin publik. Ndonëse zgjodhën këtë mënyrë udhëtimi, nuk munguan truprojat e tyre si dhe veshjet elegante të Alamuddin.

Image

Edhe sikur publiku të mos i njihte Amal dhe George Clooney, detajet e përmendura i veçonin nga turma në një kohë të shkurtër.

Partnerja e Clooney, dukej shumë klas me një fustan ngjyrë pana dhe një palë çizme të gjata. Clooney ishte gjithashtu  i veshur mirë, që ndryshe nga gruaja e tij, nuk i ka të panjohura gabimet e modës.

Image

Nuk dihet akoma arsyeja përse dyshja e njohur zgjodhën metron, kur situata e tyre ekonomike iu lejon të lëvizin me makinat madje dhe avionët më të shtrenjtë. Por mesa duket të famshmit po përpiqen gjithnjë dhe më shumë t’i bëjnë përshtypje publikut me “modestinë” e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco