Kanye West synon sërish politikën? Sfida e re e reperit: Të gjej kurën kundër kancerit

Kanye West synon sërish politikën? Sfida e re e reperit: Të gjej kurën kundër kancerit

13:23, 24/09/2022
A+ Aa A-

Kanye West ka bërë një deklaratë shumë humane së fundmi, e cila mund të ndryshojë jetën e shumë personave.

Reperi i njohur deklaroi se ka synime të futet në politikë dhe me ndikimin e tij kërkon të gjejë kurën e sëmundjes së kancerit, madje do të promovojë edhe ajrin e pastër dhe ushqimin e shëndetshëm.

Kjo sfidë është shumë delikate për Kanye, pasi në vitin 2018 ka qenë pikërisht babai i West i cili ka luftuar me kancerin në stomak.

Kujtojmë që kjo nuk është përpjekja e parë e Kanye West për t’u marrë me politikë. Reperi amerikan njoftoi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në 2020-tën përmes Twitter-it. Më 16 korrik 2020, fushata paraqiti një Deklaratë Kandidimi në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.

Ai hyri në zgjedhje pasi humbi afatet e të paktën gjashtë shteteve për t’u paraqitur në fletëvotim si kandidat i palës së tretë. West përfundimisht u rendit i 4-ti (i 5-ti në Kolorado, Minesota dhe Vermont) në numërimin e votave në shtetet e tij dhe mori numrin e 7-të më të lartë të votave kombëtare për një kandidat presidencial

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco