Lajmi i fundit

Pas atentatit ndaj liderit të opozitës, ekipet e Ramës hakerojnë Facebook-un e SYRIT

Për këtë ish-konkurrente të Për’puthen, Bora Zemani është femra më mendjemadhe e showbizit

Për këtë ish-konkurrente të Për’puthen, Bora Zemani është femra më mendjemadhe e showbizit

11:55, 24/09/2022
A+ Aa A-

Kanë qenë të shpeshta rastet ku ish-konkurentët e Përputhen pasi përfundojnë eksperiencën e tyre, ndajnë një opinion jo shumë të mirë për persona të tjerë të përfshirë në programin e dashurisë.

Shpesh hidhen akuza ndaj Olsa Muhametit për skenare apo situata të emisuinit, por së fundmi Antonia Gjoka ish-konkurentja e Përputhen 3, ka folur me rezerva për Bora Zemanin.

Image

Gjoka ishte e ftuar në një intervistë për “Glamour Zone” në RTV Ora. E pyetur se cila është femra më mendjemadhe në showbizin shqiptar, Antonia nuk u mendua dy herë teksa tha emrin e Bora Zemanit.

“Do të thoja që është Bora Zemani, sepse kemi rastisur në të njëjtin koridor dhe nuk jemi përshëndetur. Më ka qëndruar e ftohtë, ndoshta ashtu ka karakterin e saj. Dhe unë jam dyfish kur nuk shoh ndonjë mirësjellje tek të tjerët,”-u shpreh ish-konkurentja.

Image

Sakaq Antonia Gjoka gjithashtu tregoi se aktualisht është në një lidhje dashurie me një personazh të njohur, të cilin nuk preferoi t’ja thonte emrin.

Ndërkohë Bora Zemani nuk është më në drejtimin e Për’puthen, dhe në vendin e saj ka kaluar Ori Nebiaj. Bora Zemanin do ta shohim këtë sezon si moderatore të “Dancing with the stars”, i cili pritet të nisë së shpejti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco