Kanye West i kërkon publikisht falje Kim Kardashian

Kanye West i kërkon publikisht falje Kim Kardashian

21:44, 22/09/2022
A+ Aa A-

Kanye West i kërkoi falje publike ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, për çdo “stres” që mund t’i ketë shkaktuar pas ndarjes së tyre të bujshme.

“Kjo është nëna e fëmijëve të mi dhe kërkoj falje për çdo stres që kam shkaktuar, qoftë edhe në zhgënjimin tim, sepse Zoti më thërret të jem më i fortë”, tha reperi në një intervistë për “Good Morning America” të enjten.

“Kam nevojë që ky person të jetë më pak i stresuar dhe me mendjen më të mirë, të shëndosh. Dhe sa më të qetë të jetë e mundur për të qenë në gjendje t’i rrisni ata fëmijë në fund të ditës”– shtoi ai.

Kardashian, bëri kërkesë për divorc nga West, në shkurt 2021 pas gati shtatë vitesh martesë. Ish-çifti, i cili u shpallën ligjërisht beqarë në mars të këtij viti. Kanye dhe Kim kanë katër fëmijë: North, 9, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 3.

West pohoi se pavarësisht se tani është kthyer në marrëdhënie të mira me Kardashian, ai ende duhej të “luftonte” për zërin e tij në marrëdhënien e tyre bashkëprindërore.

“Unë jam babai i tyre. Duhet të jetë bashkëprindërim. Nuk i takon vetëm gruas. Si, burrat gjithashtu kanë një zgjedhje. Zërat e meshkujve kanë rëndësi”- tha reperi.

Autori i “Gold Digger” shtoi se ai ka “të drejtën të ketë një zë” kur bëhet fjalë për vendimet e prindërve dhe shpesh përdor faqet e tij në rrjetet sociale për ta shprehur atë.

“Si baba dhe si i krishterë … kam të drejtë të kem një zë për atë se çfarë veshin fëmijët e mi, çfarë po shikojnë, çfarë po hanë,” tha West për fyerjet e tij në Twitter dhe Instagram – në disa prej të cilave foli pak për Kardashians .

“Unë kam një platformë ku mund të them atë që kaq shumë baballarë nuk mund ta thonë me zë të lartë”– tha West.

Gjatë intervistës së tij me “GMA”, West në një moment krahasoi partneritetin e tij afatgjatë – dhe tani pasojat – me Gap dhe Adidas- me atë që po ndodhte në shtëpi me familjen e tij.

Ai tha: “Ishte e gjitha një shpërfillje për zërin e diçkaje që unë bashkë-krijova. Unë bashkë-krijova fëmijët. Unë bashkë-krijova produktin në Adidas. Unë bashkë-krijova produktin në Gap. Dhe ka një paralele. Dhe paralelja prek diskriminimin”

West përsëriti gjithashtu se ai “absolutisht” ende dëshiron që fëmijët e tij të ndjekin shkollën e tij private të krishterë, Donda Academy.

Në fillim të këtij muaji, West ndau mesazhe të supozuara mes tij dhe Kardashian në të cilat ai i tregonte asaj për “idenë” e tij që fëmijët të kalonin tre ditë në shkollën e tyre aktuale në Los Angeles dhe dy ditë në Donda Academy, ose anasjelltas.

Kardashian ende nuk i ka ndarë publikisht mendimet e saj për shkollimin e fëmijëve.

West, i cili më parë pranoi se Kardashian i rrit fëmijët e tyre “80 për qind” të kohës  së fundmi ndezi thashethemet për lidhje me ish-modelen e Victoria’s Secret, Candice Swanepoel. Kardashian aktualisht është beqare pasi nda nga komediani Pete Davidson muajin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco