Humbi të fejuarën në ditën e dasmës, këngëtari: Nëse do ta dija se do të ishte kërcimi i fundit, s’do ta lëshoja dorën

Humbi të fejuarën në ditën e dasmës, këngëtari: Nëse do ta dija se do të ishte kërcimi i fundit, s’do ta lëshoja dorën

12:10, 21/09/2022
A+ Aa A-

Humbi të fejuarën në ditën e dasmës, këngëtari ndan videon prekëse: Nëse do ta dija se do të ishte kërcimi i fundit, s’do ta lëshoja dorën

Ylli i X Factor, Tom Mann ka publikuar një video me të fejuarën e tij, Danielle Hampson, e cila ndërroi jetë muaj më parë në ditën e tyre të dasmës.

Videoja tregon momentin teksa ata qeshin dhe kërcejnë në dhomën e tyre të ndenjes. Krahas videos, këngëtari i njohur ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.

Ai shprehet se nëse do ta dinte që do të ishte kërcimi i fundit, nuk do t’ja lëshonte kurrë dorën. “Ti ishte gjëja më e bukur në këtë botë. Tre muaj pa mundur të të mbaj për dore dhe të ndjek drejtimin tënd. Unë jam shumë i humbur pa ty”, ka shkruar këngëtari i X Factor krahas videos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco