Në mes të skandalit për tradhti, Adam Levine dhe bashkëshortja e tij fotografohen në publik. Ja gjendja e çifit

Në mes të skandalit për tradhti, Adam Levine dhe bashkëshortja e tij fotografohen në publik. Ja gjendja e çifit

11:51, 21/09/2022
A+ Aa A-

Kjo duket se do të jetë një periudhë e vështirë për Adam Levine, pasi këngëtari i grupit ‘Maroon 5’ u akuzua nga disa vajza se ai ka flirtuar me to duke i dërguar mesazhe ngacmuese në rrjetet sociale.

Në mes të skandalit, Levine është fotografuar së fundmi ku dukej shumë i lumtur përkrah gruas së tij, modeles Behati Prinsloo teksa merrnin fëmijët e tyre nga shkolla në Montecito, Kaliforni.

‘DailyMail.com’ publikoi fotot në të cilat çifti duket se janë mirë, të pashqetësuar për situaten që po ndodh edhe pse vetë këngëtari e pranoi se kishte kaluar kufirin përgjatë mesazheve me influenceren Sumner Stroh.

Këngëtari i Maroon 5, Adam Levine, tha në një postim në rrjetet sociale se ai kishte shkelur kufirin dhe kishte bërë një sjellje të papërshtatshme me një vajzë që nuk ishte gruaja e tij dhe tha se po merrte hapat e nevojshëm për të korrigjuar gabimet e tij, por mohoi të kishte pasur një lidhje me të.

Levine tha se donte të sqaronte situatën që po ndodh pas kritikave të shumta që ka marrë në rrjetet sociale.

Tre gra të tjera gjithashtu e kanë akuzuar Adam Levine për flirtim.

Jo modelja e ka  akuzuar Adam Levine se i ka dërguar mesazhe flirtuese në rrjetet sociale , por edhe aktorja e humorit Maryka dhe Alyson Rosef dolën këtë të martë duke pretenduar se i ka ndodhur e njëjta gje dhe bëjnë thirrje vajzave të tjera që t’i nxjerrin zbluar këta persona që bëjnë gjëra të tilla.

   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco