Kim Kardashian është e aftë të rrezikojë çdo gjë kur bëhet fjalë për veshjen e duhur…

Kim Kardashian është e aftë të rrezikojë çdo gjë kur bëhet fjalë për veshjen e duhur…

11:23, 21/09/2022
A+ Aa A-

Me kalimin e viteve, Kim Kardashian është bërë fytyra e njeriut që ‘vuan’ për hir të modës.

Ajo mund të kalojë orë të tëra pa përdorur tualetin sepse është veshur me shirita “Balenciaga” ose mund të humbasë 7 kilogramë për 3 javë për të veshur një fustan historikisht domethënës që nuk mund të ndryshohet, atë të Marilyn Monroe.

Në thelb, ajo do të rrezikojë çdo gjë kur bëhet fjalë për veshjen e duhur. Për shkak të kësaj, të mos jetë në gjendje të ecë me një veshje, është pothuajse diçka normale për yllin 42-vjeçar; është si një lojë fëmijësh.

Image

Kështu, kur Kim iu desh të lëvizte nëpër rrugët e qytetit të New Yorku-t të martën, ajo dukej e pashqetësuar, pasi gjithçka ishte në emër të një “veshjeje të mirë”.

Ajo është aktualisht në qytet për të promovuar sezonin e dytë të ‘The Kardashians’ në ‘Hulu’.

Image

Mes daljeve televizive, Kim u pa në Midtown Manhattan, duke ngrënë drekë me mikun e familjes Fai Khadra. Për këtë dalje, Kim veshi si zakonisht ‘Balenciaga’, duke kombinuar golfin e zi me një fund të ngushtë me bel të lartë maxi të zi nga Rick Owens, duke u mbuluar nga qafa deri te gishtat e këmbëve.

Fundi ishte aq i ngushtë, me vetëm një të çarë të vogël në shpinë, sa Kim iu desh të bënte hapa shumë të vegjël në mënyrë që të mos rrëzohej, duke e detyruar Khadra-n të ngadalësonte ritmin ndërsa ecnin së bashku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco