Vdiq ditën e dasmës, ish-konkurrenti i ‘X- Factor’ përkujton të fejuarën e tij me videon prekëse

Vdiq ditën e dasmës, ish-konkurrenti i ‘X- Factor’ përkujton të fejuarën e tij me videon prekëse

21:06, 20/09/2022
A+ Aa A-

Ish- konkurrenti i “X- Factor”, Tom Mann ndau një video prekëse në Instagram me të fejuarën e tij të ndjerë Danielle Hampsonm teka ishin duke provuar kërcimin e tyre të dasmës. Danielle vdiq papritmas në mëngjesin e ditës së dasmës së tyre, në moshën 34 vjeçare, tre muaj më parë, ndërsa shkaku i vdekjes së saj nuk u zbulua kurrë.

Teksa ndau videon e tyre duke qeshur dhe kërcyer në dhomën e ndenjes, ish- ylli i X Factor Tom bëri deklaratën prekëse: “Nëse do ta dija që prova e kërcimit tonë të parë do të ishte i fundit, nuk do ta ndaloja kurrë atë këngë ose të të lëshoja dorën.

Ti ishe gjithçka e bukur në këtë botë. Tre muaj pa mundur të të mbaj për dore dhe të ndjek drejtimin tënd. Unë jam shumë i humbur pa ty.’– shkroi këngëtari.

Në korrik, Tom përkujtoi të fejuarën e tij të ndjerë teksa ndau një foto të miqve dhe familjes së tij ndërsa ishin mbledhur në një park, me mbishkrimin: “Sot ishte për Danin tonë”, së bashku me një emoji me zemër të bardhë.

Këngëtari i cili u bë i njohur nga gtupi ‘Stereo Kicks’ në X Factor, zbuloi lajmin e hidhur në qershor me antë të postimi të gjatë në Instagram.

Image

Ai postoi një foto të Danielle duke përqafuar djalin e tyre Bowie, dhe zbuloi lajmin tronditës.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por dashuria ime Dani – mikja ime më e mirë, gjithçka dhe më shumë, dashuria e jetës sime – ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 18 qershor. Në atë që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë përfundoi me një zemërim të pakthyeshëm”.- shkroi artisti.

Image

“Më duket sikur kam qarë një oqean. Ne kurrë nuk arritëm në altar; ose të thonim betimet tona, ose të kërcenim kërcimin tonë të parë, por e di që ti e di se ishe e gjithë bota për mua dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Danielle.

Unë do ta mbaj këtë unazë që është dashur ta mbaj gjithmonë si shenjë e dashurisë sime të pakushtëzuar për ty.”– vazhdoi Tom.

Image

Ai shtoi se si po planifikonte të rriste djalin e tyre në kujtim të saj: “Jam krejtësisht i thyer duke u përpjekur ta përpunoj këtë dhe sinqerisht nuk e di se ku të shkoj nga këtu, por e di që duhet të përdor çdo forcë që mund të mbledh për djalin tonë të vogël.

“Të premtoj se do të bëj gjithçka për të rritur Bowie, ashtu siç kemi dashur gjithmonë. Të premtoj se do ta dijë se sa e mrekullueshme ishte mamaja e tij. Të premtoj se do të të bëj krenare”.– përfundoi ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco