Romanca e Gigi Hadid me Leonardo DiCaprio, flet për herë të parë babai i modeles

Romanca e Gigi Hadid me Leonardo DiCaprio, flet për herë të parë babai i modeles

10:29, 16/09/2022
A+ Aa A-

Babai i Gigi Hadid ka folur së fundmi për thashethemet se vajza e tij është në lidhje me Leonardo DiCaprio.

Javën e kaluar kanë qarkulluar thashetheme për një romancë të mundshme mes modeles 27-vjeçare dhe aktorit 47-vjeçar ndërsa janë publikuar edhe fotot e tyre duke kaluar momente romantike së bashku për herë të parë!

Në një intervistë të re, babai i Gigi -t, Mohamed Hadid , foli për thashethemet dhe mendimet e tij për Leon.

“E takova zotin DiCaprio në St. Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një njeri shumë i mirë. Më pëlqeu”- tha ai për DailyMail.com.

Mohamed shtoi: “Ata janë miq – ata e njohin njëri-tjetrin prej disa kohësh. Nuk kam folur me vajzën time për zotin DiCaprio. Unë nuk mendoj se ata po takohen – besoj se janë thjesht miq të mirë. Por vërtet nuk e di.”

Megjithatë, Mohamed konfirmou nëse Gigi është në një lidhje me Leo.

“Unë nuk i komentoj marrëdhëniet personale të vajzës sime. Nuk e di se me kë po takohet ajo”- shtoi ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco