Risolli një version të ri të këngës ikonike të Kate Bush, rrjeti shpërthen në kritika ndaj Rita Orës

Risolli një version të ri të këngës ikonike të Kate Bush, rrjeti shpërthen në kritika ndaj Rita Orës

14:18, 15/09/2022
A+ Aa A-

Rita Ora bëri një interpretim për të mos u harruar të ‘Running Up That Hill’ të Kate Bush si pjesë e një koncerti të fundit në Brazil – dhe njerëzit kishin shumë për të thënë për të.

Gjatë fundjavës, ylli i top-listave u shfaq në festivalin ‘Rock In Rio’, ku performoi këngën e saj hit ‘For You’ në një kombinim me ‘Running Up That Hill’, i cili së fundmi u rikthye në top-lista falë përfshirjes në sezonin e katërt të ‘Stranger Things’.

Sidoqoftë, në vend që t’i përmbahej melodisë origjinale të Kate Bush-it, Rita mori vendimin të provonte diçka të re dhe të vinte në lëvizje melodinë klasike të viteve ’80 me disa rezultate të përziera.

Në fund të interpretimit të saj unik të këngës, këngëtarja e ‘I Will Never Let You Down’ u pa më pas duke u zvarritur për pak kohë në dysheme, përpara se t’i dërgonte disa puthje audiencën e saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco