Pas ndarjeve të bujshme, Kim Kardashian po kërkon një partner shumë ndryshe nga ata që ka pasur

Pas ndarjeve të bujshme, Kim Kardashian po kërkon një partner shumë ndryshe nga ata që ka pasur

12:46, 15/09/2022
A+ Aa A-

Kim Kardashian nuk ngurroi të fliste për jetën e saj private gjatë intervistës së fundit në ‘The Late Late Show’ me James Corden. Ajo konfirmoi se është ‘e lumtur beqare’ pas ndarjes së saj nga Pete Davidson dhe se ajo nuk është në kërkim të një të dashure të re.

“Nuk e kam menduar vërtet. Sepse thjesht nuk po shikoj”, zbuloi Kim, pasi Corden e pyeti si ia del të takojë njerëz të rinj për shkak se është kaq e famshme. Kim u nda nga Pete në fillim të muajit të kaluar pas gati 10 muajsh lidhje. Ajo gjithashtu u divorcua ligjërisht me ish-bashkëshortin Kanye West pas gati shtatë vitesh martesë shkurtin e kaluar. Kim vazhdoi: “Unë thjesht dua të qetësohem për pak. Mendoj se më duhet pak kohë për veten time dhe për t’u fokusuar, të mbaroj shkollën, e gjitha këto.”

Image

Por sapo të jetë gati të rifillojë jetën e saj romantike, Kim tha se ndoshta nuk do të përdor një aplikacion takimesh ose rrugë që ka përdorur në të kaluarën për të gjetur dashurinë. “Unë mendoj se rruga ime e ardhshme do të ndodhë, ndihem sikur duhet të bëj diçka si të shkoj në vende të ndryshme. Është e qartë se ajo që po bëj nuk po funksionon. Pra, nuk e di, ndoshta do të doja të shkoj në një spital dhe të takoj një mjek. Një firmë ligjore…Unë mendoj se mund  të jetë shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, doktor, avokat, kjo është ndoshta ajo që unë parashikoj në të ardhmen.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco