Nga konkurrentët e deri tek data e nisjes së 'Dance With Me', Alketa i thotë të gjitha

Nga konkurrentët e deri tek data e nisjes së 'Dance With Me', Alketa i thotë të gjitha

12:13, 15/09/2022
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka publikuar së fundmi një postim në Instagram ku bën me dije disa detaje nga spektakli i “Dance With me”.

Ajo theksoi se spektakli i kërcimit nis të hënën e ardhshme dhe ka zbuluar disa prej konkurrentëve. Ka qenë vetë Alketa, ajo që ka publikuar videon teksa shihen konkurrentët duke vallëzuar me balerinët profesionistë.

Pas Luiza Gegës, u zbulua më herët gazetarja sportive Cindy Marina.

Gjithashtu, në garë do të jetë dhe Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinaj. Arbnora Ademaj, Igli Zarka dhe Arta Anitaj janë disa nga konkurrentët e radhës pa harruar edhe Kastro Zizon, Andi Lilën, Valon Shehun dhe Orgesa Zaimin.

Image

Më herët Alketa foli për “Prive” lidhur me projektin dhe tha se ndihet e sigurt dhe nuk ndjen konkurrencë.

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco