'Qielli ra mbi mua', Andresa ndan historinë e trishtë

'Qielli ra mbi mua', Andresa ndan historinë e trishtë

11:26, 15/09/2022
A+ Aa A-

Andresa Ambrosio do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije më herët ajo teksa transmetohej “E diela shqiptare”.

Madje, ishte një telefonuese që e pyeti Andresën gjatë lojës së “Telebingo”, duke i thënë nëse është shtatzënë.

“Zonja ka të drejtë”, i tha Andresa- Arditit. Ky i fundit nxitoi ta përqafonte asokohe me shumë përzemërsi Andresën.

Mirëpo së fundmi, Andresa ka qenë te emisioni “Rudina” ku ka zbuluar gjininë e bebes.

Ajo zbuloi në emision se pret një djalë.

‘Është djalë….’ dhe Mirko, me siguri, do të jetë shumë i lumtur. Emri është menduar në disa variante. Ai mund të jetë Rafael, Salvatore, Leterio ose…”, tha ajo.

Por jo vetëm kaq por Andresa tregoi edhe një histori të trishtë të saj. Një vit më parë ajo ka qenë shtatzënë mirëpo në muajin e tretë të shtatzëninë, zemra e bebes që po rritej në barkun e saj, pushoi.

‘Unë kisha planifikuar ta mbaja për 5 muaj, se është një histori në Shqipëri, në Brazil nuk ka histori për këtë. Në Shqipëri thonë duhet ta mbash 3 ose 5 muaj. Por unë pata një eksperiencë më para. Në tetor dhe vitin e ri. Unë u kënaqa, flisja në backstage, po vjen bebi, po vjen bebi… Por në datën 29 dhjetor doktori tha se zemra është frenuar. Në momentin që doktori tha është frenuar, qielli ra mbi mua…. Unë dhe Mirko ishim shumë të trishtuar për Vitin e Ri…’ – theksoi Andresa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco