Filmoi veten duke abuzuar seksualisht me të bijën 14-vjeçare, merret vendimi për këngëtarin e njohur

Filmoi veten duke abuzuar seksualisht me të bijën 14-vjeçare, merret vendimi për këngëtarin e njohur

10:45, 15/09/2022
A+ Aa A-

Për shumë mund të mbahet mend si një ndër yjet më të mëdhenj të muzikës R&B në botë, ndërkohë që sot ai është në rolin e të akuzuarit për pornografi me fëmijë dhe abuzim seksual në Çikago.

Bëhet fjalë për Robert Sylvester Kelly, i njohur si R Kelly, i cili është shpallur fajtor për tre akuza për pornografi të fëmijëve dhe tre akuza për joshje të fëmijëve.

Vendimi u mor nga një juri federale e qytetit të tij të lindjes, pas shfaqjes së videove makabër duke abuzuar me të bijën e tij 14-vjeçare.

Image

Vendimi pasoi një gjyq njëmujor në Çikago, ku anëtarëve të jurisë iu shfaqën pjesë të pamjeve shqetësuese dhe dëgjuan dëshminë e viktimës, tani 37-vjeçare, e cila u identifikua vetëm si “Jane”.

Konkluzioni për akuzat që rëndojnë mbi këngëtarin erdhi pas më shumë se 11 orësh diskutim ndërmjet anëtarëve të jurisë.

Në Çikago, një dënim për vetëm një akuzë të tillë mbart një dënim minimal të detyrueshëm prej 5 deri në 10 vjet.

Shpallja fajtor e R Kellyt vjen pas një tjetër dënimi me plotë 30 vite burg të dhënë këngëtarit të “I Believe I Can Fly” në qershor, pasi ai u shpall fajtor për trafikim seksual dhe shantazh në një çështje të veçantë federale në Brooklyn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco