Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Pas shakasë me moshën e saj në ‘Emmy Awards’, rikthehet momenti kur Zendaya shprehu ‘fiksimin’ për Leonardo DiCaprio-n

Pas shakasë me moshën e saj në ‘Emmy Awards’, rikthehet momenti kur Zendaya shprehu ‘fiksimin’ për Leonardo DiCaprio-n

20:34, 14/09/2022
A+ Aa A-

Një shaka për Leonardo DiCaprio drejtuar Zendaya-s gjatë ndarjes së çmimeve ‘Emmy 2022’ u bë një nga momentet më të diskutuara të natës së të hënës (12 shtator).

Filloi në mënyrë të pafajshme kur prezantuesi Kenan Thompson tha: “Zendaya është këtu nga Euphoria, përshëndetje Zendaya!”

“Zendaya sapo mbushi 26 vjeç javën e kaluar”, vazhdoi Thompson. “Gëzuar ditëlindjen, gëzuar ditëlindjen. 26 vjeç është një moshë e çuditshme në Hollywood. Dua të them, je mjaft e re për të luajtur rolin e një gjimnazisteje, por je shumë e vjetër për të dalë me Leonardo DiCaprio.”

Ndërsa të pranishmit qeshnin, Zendaya mbuloi fytyrën me duar.

Kur momenti bëri xhiron e tij në internet, dikush vuri në dukje se shakaja ishte edhe më ironike pasi Zendaya dikur kishte shprehur pëlqimin për DiCaprion gjatë një interviste në ‘Ellen Show’ në 2016.

Klipi qesharak tregon se ajo zgjedh DiCaprion pa pushim në vend të yjeve të tjerë të pashëm si Michael B. Jordan, Harry Styles dhe Justin Bieber gjatë një loje që vendoset yje të Hollywood përballë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco