Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

 Nga Anita Haradinaj tek Kastro Zizo , ja kasti i plotë i ‘Dance with Me’

Nga Anita Haradinaj tek Kastro Zizo , ja kasti i plotë i ‘Dance with Me’

16:46, 14/09/2022
A+ Aa A-

Orgesa Zaimi, Valon Shehu, Arta Nitaj kanë qenë disa nga personazhet publikë që spekuloheshin se do të jenë pjesë e “Dance With Me”. 

Ndërkohë që në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram janë bërë me dije edhe dy emra të tjerë si ai i kampiones, Luiza Gega dhe modeles, Cindy Marina.

Megjithatë, sipas “Kryefjala”  thuhet  se Anita Haradinaj njëkohësisht bashkëshorte e politikanit të njohur Ramush Haradinaj, kantautori unik Kastro Zizo, aktori Igli Zarka i cili pak kohë më parë ishte pjesë e Big Brother Vip dhe një tjetër emër nga fusha e sportit futbollisti, Andi Lila do të jenë pjesë e kastit të këtij program.

Mbetet për tu parë se cilët do të jenë emrat e tjerë pjesmarrës që pritet të zbulohen së shpejti...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco