Khloé dhe Tristan fotografohen për herë të parë në publik pas lindjes së djalit

Khloé dhe Tristan fotografohen për herë të parë në publik pas lindjes së djalit

17:13, 12/09/2022
A+ Aa A-

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson, janë fotografuar për herë të parë në publik që pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë, muajin e kaluar.

Dyshja u panë në festën e ditëlindjes së Beyonce-s, megjithatë nuk dihet nëse ata mbërritën së bashku. Paparazzi fotografoi Kardashian, duke u përpjekur të fshihte fytyrën e saj me një çantë teksa po dilte nga festa.

Ndërkohë, Thompson, “ishte maskuar” me një palë syze të zeza, duke mos bërë asnjë reagim ndaj paparazzit.

Image

Më 13 korrik u publikua lajmi se çifti, ishte në pritje të një djali, shtatë muaj pas ndarjes së tyre të fundit.

“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për gruan surrogate për një bekim kaq të bukur”, tha përfaqësuesi i Kardashian për Page Six në atë kohë. Më vonë në gusht, u konfirmua se djali i tyre kishe ardhur në jetë.

Burime për mediat thanë në atë kohë se Khloe dhe Tristan nuk janë rikthyer bashkë, dhe se flasin vetëm për vajzën e tyre True.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco