‘Dancing With The Stars’ kthen Kledi Kadiun në Shqipëri: Mezi po pres...

‘Dancing With The Stars’ kthen Kledi Kadiun në Shqipëri: Mezi po pres...

11:11, 06/09/2022
A+ Aa A-

Kledi Kadiu do të jetë anëtar i jurisë së emisionit më të ri që do të startojë në ekranin e Top Channel, “Dancing With the Stars”.

I ftuar në “Wake Up”, në Top Albania Radio, balerini konfirmoi lajmin, ndërsa u shpreh se është i emocionuar për këtë projekt të madh.

 

Ai tregoi po ashtu se pas shumë vitesh në Itali, do të kthehet të jetojë në Shqipëri.

“Ky moment ka qenë tundimi më i vështirë, sepse janë disa faktorë që ndërthure, unë kam dy fëmijë Gabrieli që sa mbushi 1 vjeç dhe një vajzë që sapo nisi klasën e parë.

 

Por kthimi në Shqipëri është i veçantë sepse aty kam lindur, ka studiuar, kam familjen time, rrënjët e mia, shokët e mi, është një emocion i veçantë. Kam shumë vite në Itali, gati 32 vjet, jam shumë i emocionuar por kam dhe një ndjenjë përgjegjësie, sepse ne jemi një popull që e njohim mirë baletin.”- tha ai.

 

I pyetur për projekte të tjera personale, Kledi tha se për momentin është i fokusuar vetëm te “Dancing With The Stars”, si projekti më i rëndësishëm në karrierën e tij.

“Projekti më i rëndësishëm është ‘Dancing with the Stars’, po përgatitem për të gjitha, dhe mezi po pres. Mezi po pres po ashtu për të njohur anëtarët e tjerë të jurisë, sepse ende nuk e di kush janë”- u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco