Arbana Osmani dhe Zoi rikthehen në shtëpi, Eduart Grishaj realizon mirëpritjen madhështore

Arbana Osmani dhe Zoi rikthehen në shtëpi, Eduart Grishaj realizon mirëpritjen madhështore

12:26, 03/09/2022
A+ Aa A-

Arbana Osmani dhe Zoi kanë lënë spitalin dhe janë kthyer në shtëpi.

Pritja për të sapolindurën ka qenë madhështore me një dekor princeshash.

Ka qenë Eduart Grishaj i cili ka ndarë në Instagramin e tij një video ku tregon vendin e zbukuruar për të mirëpritur të voglën e tij.

Image

Image

Sigurisht mbizotëron ngjyra rozë. Gjithçka duket e menduar në detaj ku nuk mungojnë tollumbacet, lulet, torta dhe mbishkrimi i madh: “Mirëseerdhe Zoi.”

Kujtojmë që Arbana e solli në jetë Zoin më datë 1 shtator. Moderatorja e prezantoi të bijën me publikun me anë të një fotoje në Instagram ku shkruante: “Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco