VIDEO/ Aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë, pamje nga ceremonia

VIDEO/ Aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë, pamje nga ceremonia

09:19, 29/08/2022
A+ Aa A-

Dasmës së pritur të vitit në Turqi i erdhi fundit.

Aktorja Demet Özdemir dhe këngëtari Oğuzhan Koç, të cilët prej pak kohësh janë bashkë, i thanë "Po'' njëri-tjetrit.

Çifti vallëzuan kërcimin e tyre të parë me këngën 'Ti je në mendjen time', të kënduar nga Zeki Müren. 

Aktorja veshi tre fustane nusërie gjatë natës të cilat ishin dhe një nga detajet më të përfolura. 

Ajo u shfaq para të ftuarve me një fustan nusërie të dizajnuar nga stilistja e njohur turke Eda Güngör gjatë dasmës.

Image

Aktorja bukuroshe më pas ka mahnitur me fustanin e dytë të nusërisë të dizajnuar enkas për të sërish nga një stiliste turke, Nihan Peker.

Image

Ndërsa fustani i tretë i saj ishte dizenjuar për aktoren nga Alexander Mc Queen, nga Londra.

Image

Dhuratën më të çmuar aktorja e mori nga bashkëshorti i saj i cili i dhuroi një gjerdan në formë gjarpri  e firmës së njohur Bulgari, i cili është unik në Turqi dhe kushton plot 860 mijë lira turke.

Image

Fansat e çiftit të njohur janë shprehur të lumtur edhe në Twitter me hashtagun #DemetOğuzhanWedding.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco