Kim Kardashian dhe Hillary Clinton përballen në një ‘betejë’ njohurish ligjore, cila fitoi?

Kim Kardashian dhe Hillary Clinton përballen në një ‘betejë’ njohurish ligjore, cila fitoi?

09:39, 26/08/2022
A+ Aa A-

Ylli i “reality” dhe rrjeteve sociale Kim Kardashian, e cila së fundmi është kthyer në një avokate të flaktë të reformës në drejtësi në USA, i dha një mësim ish-kandidates për Presidente Hillary Clinton gjatë një "beteje" me pyetje ligjore. 

Këtë e pranoi vetë bashkëshortja e Bill Clinton, me konkursin mes tyre që ndodhi gjatë filmimit të “Gutsy”, dokumentarit që Hillay ka bërë për vajzat dhe gratë, bashkë me të bijën, Chelsea.

 

Sipas “People”, në dokumentar dyshja nënë-bijë kanë biseduar edhe me Kim, e cila në dhjetorin e kaluar bëri me dije se kaloi provimin e shtetit në degën e drejtësisë. 

Ato biseduan pikërisht për punën që Kardashian po bën për reformën, që sipas Hillary-t është për t’u admiruar.

 

“Ajo e di shumë mirë kur të famshmit mund të ndikojnë poztivisht dhe negativisht. Ajo nuk do ta bëjë këtë të fundit dhe duke qenë e matur me mënyrën se si përfshihet në këtë reformë, për ne ishte shumë mbreslënëse. Dua, edhe përtej këtij dokumentari, ta ndihmoj me atë që po bën”- tha Clinton për miliarderen, ndërsa tha se Kim e mundi në pyetësorin juridik që bën, duke treguar aftësitë e jashtëzakonshme për tema të ndryshme.

 

Clinton, e cila ka një diplomë në drejtësi nga Yale, tha me shaka se humbja ndaj Kardashian e solli me këmbë në tokë, duke i “thyer zemrën”, ndërkohë që e bija, Chelsea e mbrojti të ëmën duke i thënë se humbi vetëm se nuk ishte e shpejtë në përgjigje. 

 

Gjithsesi të dyja kanë mbetur shumë te befasuara nga Kim dhe po ashtu edhe ne.

Megjithatë, nëse do të ishte nga Shqipëria, njohuritë për drejtësinë nuk do ta çonin shumë larg… 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco