Dalja e fundit e familjes Kardashian-Jenner ishte një spektakël mode më vete

Dalja e fundit e familjes Kardashian-Jenner ishte një spektakël mode më vete

17:06, 25/08/2022
A+ Aa A-

Kylie Jenner organizoi një festë për lançimin e linjës më të fundit të ‘Kylie Cosmetics’ me emrin ‘Kylie Lip Kits’ të mërkurën në ‘Ulta Beauty’ në Los Angeles. Miliarderja mori vëmendjen e gjithë mediave teksa pranë saj në këtë ditë ishte e gjithë familja, motrat e saj super yje Kourtney, Kim, Khloe dhe Kendall, e ëma Kris, e bija Stormi, si dhe shumë yje të tjerë.

Kylie
Duke u siguruar që të gjithë sytë ishin tek ajo për natën e saj të madhe, duke treguar format e saj me një veshje futuristike të bardhë monokromatike, me një fustan në formë korseje dhe syze dielli me ngjyrë portokalli.

Image

Kim
Kim zgjodhi një veshje të zezë duke u shfaqur me një jumpsuit të ngushtë që i ekspozonte të gjitha format. Ajo e aksesoi veshjen me çizme kamoshi të mëdha. Flokët i kishte kapur topuz elegant dhe mbante një palë vathë të mëdhenj me disk të mbuluar me diamante.

Image

Kendall
Kendall sigurisht dukej su në pista teksa mbërriti me një fustan saten shumëngjyrësh të stolisur me detaje futuriste.

Image

Khloe
Khloe Kardashian dukej se ishte frymëzuar nga Barbie teksa mbërriti në prezantimin e ‘Ulta-s’ me një jumpsuit rozë të ndezur. Duke nxjerrë në pah format e saj për tu patur zili, Khloe kishte veshur po ashtu një xhaketë dhe çizme lëkure të larta deri në kofshë.

Image

Kourtney
Mbrëmja rezultoi gjithashtu të ishte një ‘date’ për të sapomartuarit Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, pasi ata dolën dorë për dore për këtë rast. Themeluesja e ‘Poosh’ kishte veshur një korse lëkure të zezë që theksonte bustin e saj, me pantallona të gjera.

Image

Kris
Kris Jenner kishte veshur gjithashtu një veshje rozë të guximshme. ‘Momager’, 66 vjeç, u shfaq me një kostum elegant që vinte në një nuancë rozë neoni dhe ishte zbukuruar me lule.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco