S’i del kollaj inati! Vazhdojnë thumbat e Flori Gjinit për Donald Veshajn

S’i del kollaj inati! Vazhdojnë thumbat e Flori Gjinit për Donald Veshajn

15:18, 19/08/2022
A+ Aa A-

Gjithçka nisi nga intervista e Ori Nebiajt në emisionin e binjakëve “Më lër të flas”. Ori foli për emisionin veror “Pushime on Top” të cilin e ka moderuar gjithmonë me Flori Gjinin.

Në intervistë, moderatorja tregoi se Flori nuk i kishte kthyer ende përgjigje për sezonin e pestë.

“Pse u shua bota për çuna që po pret atë ti?”, e pyeti me ironi Donaldi. E duket se Flori nuk e priti mirë pyetjen e Donaldit duke i përmendur atij tradhtinë ndaj Bora Zemanit.

“Në këto 24 orë kam patur shumë mesazhe dhe shumë më kanë pyetur për përgjigjen që duhet t’i japë Orit për ‘Pushime on top”. Është e vërtetë nuk është shuar bota, por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe në këto 5 vite dhe ne nuk e njohim tradhtinë me thënë të vërtetën dhe kështu që për të gjithë ju që më keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”. – thonte ai duke treguar një varëse të ngjashme me atë të Borës.

Mirëpo, thumbat nga ana e Florit kanë vazhduar sërish, pasi atij s’i del lehtë inati me Donaldin. Në Tik Tok, prezantuesi ka realizuar një trend ku thotë:

“Mund të kisha thënë që nuk bën për prezantim, por nuk e bëra dhe thashë nuk është keq për atë format.”

Komentet i merrni me mend vetë: Të gjithë janë të bindur që i dedikohet Donaldit.

@florigjini6 Per ke mendon ti? #florigjini #teamflori #fyp ♬ Originalton - kida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco