E konsideroi videon e shtatzënisë acaruese, Einxhel Shkira 'shpërthen' ndaj ndjekëses

E konsideroi videon e shtatzënisë acaruese, Einxhel Shkira 'shpërthen' ndaj ndjekëses

11:46, 19/08/2022
A+ Aa A-

Dielli nuk mbulohet me shoshë, dhe këtë e kuptoi edhe Einxhel Shkira.

Arriti deri aty sa të “kërcënonte” se shumë do të pendohen se janë marrë me të, dhe nuk vonoi as një javë që të konfirmonte publikisht shtatzëninë.

Dj Dagz dhe Einxhel u shfaqen në një video me rroba të ngjashme, nga një ballkon buzë deti, ku dukej barku i rrumbullakosur i moderatores. Ky postim i vendosi pikat mbi “i” të gjitha lajmeve që qarkullonin prej javësh në rrjet.

Image

Mirëpo mënyra e konfirmimit të shtatzanisë nga ana e ish-banores së Big Brother Vip mesa duket nuk i ka pëlqyer të gjithëve.

Ka dhe nga ata që mendojnë se është aspak e gjetur veshja matchy-matchy e çiftit në video. Këtë pakënaqësit të saj, një ndjekëse ia ka shprehur hapur Einxhel në Twitter.

“Nuk ka gjë më acaruese se të konfirmosh shtatzaninë me veshje të njëjta. Më vjen keq,” shkruan ndjekësja në komentin e saj.

 

Image

E dimë tashmë që të tilla komente nuk i shkojnë bosh moderatores. Ajo i është përgjigjur komentueses duke u shprehur se duket që “nuk merr vesh” nga ana estetike.

“Por, është e dukshme që nuk t’i vret sytë ana estetike. Gjithsesi është çështje këndvështrimi. Për shembull mua më duket acaruese të vesh rroba me printe fallco dinozauri,”-shprehet Shkira.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco