Jennifer Lopez – Ben Affleck: Sekreti pas vilës ku do të zhvillohet dasma e tyre

Jennifer Lopez – Ben Affleck: Sekreti pas vilës ku do të zhvillohet dasma e tyre

11:44, 19/08/2022
A+ Aa A-

Ndërkohë që të gjithë prisnin që dasma e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez të ishte ngjarja botërore e vitit, ata zgjodhën ta nderonin dashurinë e tyre  me një ceremoni të shkurtër dhe pak njerëz të dashur pranë tyre.

Pas ceremonisë sekrete që u zhvillua mbrëmjen e së shtunës, më 16 korrik, në Las Vegas, e dinim se do të vinte momenti kur të sapomartuarit do të bënin një festë të madhe të denjë për pritshmëritë e fansave të tyre.

Sipas informacioneve ekskluzive të TMZ, çifti i dashuruar ka mbërritur dje, në Xhorxhia të SHBA-ve për të përgatitur terrenin për festën magjepsëse që do të pasojë në fundjavë. 

Organizimin e festës e ka marrë përsipër Colin Cowie , i njohur për festat miliona dollarëshe që realizon.

 Ai është njeriu që ofron shërbime që kushtojnë nga 25,000 deri në 25 milionë dollarë dhe ka organizuar evente për personazhe të famshëm si Kim Kardashian , Nicole Kidman dhe Michael Jordan.

Të sapomartuarit u panë të enjten duke shëtitur nëpër qytetin e Savannah për të rregulluar detajet e fundit përpara festimeve tre-ditore. 

Siç e dimë, çifti do të mirëpresë disa nga miqtë e tyre më të ngushtë dhe familjarët në vilën e Benit buzë detit në qytetin e Riberoco . Ende nuk është zbuluar se cilët nga miqtë e tyre të listës A janë në listën e të ftuarve, por ne po hamendësojmë se Matt Damon dhe Casey Affleck do të jenë patjetër aty.

Shtëpia e madhe luksoze nuk është rastësi, pasi aty do të kishte ndodhur dasma e Ben dhe Jennifer-it, nëse ata nuk do të kishin shkuar në rrugë të ndara në vitin 2004.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco