E akuzojnë se nuk kalon kohë me fëmijët, Arjola Demiri 'dhëmbë për dhëmbë' me ndjekësit

E akuzojnë se nuk kalon kohë me fëmijët, Arjola Demiri 'dhëmbë për dhëmbë' me ndjekësit

13:19, 18/08/2022
A+ Aa A-

Pas eksperiencës në Big Brother Vip, Arjola Demiri është një nga emrat më të komentuar në rrjet.

Aktorja përpos që është e fokusuar tek karriera e saj, po e “përdor” famën për të qëndruar në qendër të vëmendjes.

Mesa duket kjo i ka shqetësuar ndjekësit e saj, të cilët e “akuzojnë” se nuk kalon kohë mjaftushëm me fëmijët.

Image

Më anë të një videoje në Instagram ku në sfond dëgjohet: Sinqerisht, më pëlqen të jem një nënë, por gjithë ditën, jam gati të bëhem dhe baba, ish-konkurentja e Big Brother Vip ironizon gjithë kritikat.

“Kur i zë halli njerëzit a kaloj kohë me fëmijët e mi ju them: Nga mami kthehem në baba, që mos të më duket e vështirë,”-shkruan Demiri krahas videos.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco