Zbulohen emrat e dy reperëve shqiptar që do t’i bashkohen 'Sunny Hill'

Zbulohen emrat e dy reperëve shqiptar që do t’i bashkohen 'Sunny Hill'

15:17, 17/08/2022
A+ Aa A-

Mos përmendi gjë njeri ‘2eurogang’? Sepse Sunny Hill është gati t’i vihet flaka me pjesëmarrjen e dy prej artistëve më të pëlqyer nga publiku, Mozzik dhe Getinjo.

Dy vëllezërit do të ngjiten në skenën e Sunny Hill i cili këtë vit do të mbahet për herë të parë në Tiranë.

Image

Deri më tani janë zbuluar emrat e 13 artistëve të cilët do të performojnë në skenën e madhe. Disa ditë më parë u konfirmua pjesëmarrja e reperit të njohur Stormzy, emri i vërtetë i të cilit është Michael Ebenezer Kwadjo Omari Owuo Jr.

Image

Image

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill” në Instagram ku mes të tjerash shkruhet: “Sunny Hill mirëpret vetë legjendën ⚡️STORMZY⚡️Një nga figurat më frymëzuese të Mbretërisë së Bashkuar vjen skenën tonë për atë që do të bëhet një SHOW HISTORIK!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco