FOTO/ Jennifer Lopez pozon topless për të reklamuar produktin e saj më të ri për lëkurën

FOTO/ Jennifer Lopez pozon topless për të reklamuar produktin e saj më të ri për lëkurën

15:02, 17/08/2022
A+ Aa A-

Jennifer Lopez ka ndarë një foto ku shfaqet topless për ndjekësit e saj të dielën(14 gusht) në faqen e e Instagramit ‘JLo Beauty’.

Image

Këngëtarja 53-vjeçare u shfaq topless e veshur vetëm me të brendshme të bardha, teksa mbulonte gjoksin me krahun e saj, ndërsa shkëlqente me fizikun të tonifikuar.

Këngëtarja po reklamonte kremin e saj për të forcuar të pasmet që i premton një lekure të këndshme me ndihmën e ‘ekstratit të farës së guaranës dhe specit të fuqishëm rozë’.

Image

Ekstrakti i farës së guaranës është nga një bimë ngjitëse në familjen Sapindaceae, vendase në pellgun e Amazonës dhe veçanërisht e zakonshme në Brazil.

“E gjithë fuqia dhe shkenca prapa JLo Beauty tani për trupin,” tha ylli në mbishkrimin e saj.

“Ne kemi marrë kujdesin për lëkurën përtej fytyrës duke zhvilluar kujdesin e trupit të TESTUAR KLINIKISHT që është i qëllimshëm, i synuar dhe jep rezultate reale.

Ne qëndrojmë pas forcës së besimit dhe forcës së pretendimeve tona. Kjo është shkencë seriozisht seksi në çdo moshë”.

Produkti kushton rreth 65 dollarë. Në fillim të këtij muaji, artistja u shfaq në rrjetet sociale një fustan të bardhë ndërsa fliste për produktin e saj të ri Booty, i cili thotë se do ta bëjë trupin e një gruaje të duket ndryshe në çast.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco