Pas 'Alpha Show' Noizy falendëron artistët pjesëmarrës, vëmendjen e merr ‘mungesa’ e Stresit

Pas 'Alpha Show' Noizy falendëron artistët pjesëmarrës, vëmendjen e merr ‘mungesa’ e Stresit

15:21, 16/08/2022
A+ Aa A-

Koncerti “Alpha Show”, që u mbajt më 14 gusht, solli më shumë se 20 artistë shqiptarë dhe të huaj në sheshin Nënë Tereza.


Image

Noizy, i cili organizoi koncertin e madh, ka bërë një falendërim publik për të gjithë artistët që morën pjesë në “Alpha Show”, ndërsa ka ndarë edhe një foto-album në rrjetet sociale.

“Dua të falendëroj çdo artist që ka marrë pjesë në @noizy_alphashow performanca e secilit prej jush ka qenë fantastike dhe e pa harruar”- shkruan Noizy krahas foto-albumit të ndarë në Instagram që përfshin fotot e tij me Loredanën, Ledri Vulën, Yll Limanin dhe reperët Ghali apo Raf Camora.

Megjithse pjesëmarrja e Stresit mori shumë vëmendje të madhe, Noizy vendosi të mos e përfshijë në foto-albumin e publikuar. Në postimin e Noizyt mungon gjithashtu edhe reperi Duda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco