U përfol për një ribashkim mes tyre, Stresi thumbon hapur Keisin: Ta shohë se çfarë ka humbur

U përfol për një ribashkim mes tyre, Stresi thumbon hapur Keisin: Ta shohë se çfarë ka humbur

14:46, 16/08/2022
A+ Aa A-

Mes zërave për një rikthim mes Keisit dhe Stresit, ky i fundit ka vendosur të thumbojë hapur ish-partneren e tij.

Image

Gjatë një intervistë të shkurtër në prapaskenën e “Aplha Show”, ku Stresi ishte pjesëmarrës, ai u pyet nga gazetarët për look-un e tij.

“Kujt ia dedikon këtë look sot?”- ishte pyetja që iu drejtua Stresit, i cili nuk i kurseu thumbimet në përgjigjen e tij.

“Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”- u përgjigj Stresi, duke mos përmendur emra se cilës nga ish-partnereve i drejtohet. Megjithatë lidhje publike dhe e bujshme e Stresit është ajo me Keisin, me të cilën edhe u martua.

Stresi dhe Keisi rrëmbyen vëmendjen e ndjekësve me veprimet e tyre kohët e fundit duke ngritur dyshime se mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Reperi ka publikuar këngën e re me titull “M’ke harru” që dukej si dedikim për (ish) partneren.

Në këngë Stresi flet për një histori dashurie të përfunduar teksa shprehet se nuk do gjejë më si partnerja në këngë dhe premtoj se do jetë gjithmonë pranë saj. Mes të tjerash në tekst ai thotë: “Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata.”

Sakaq, Keisi publikoi një video me këtë këngë në Instastory duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco